Nesër vendoset për seancën plenare për votimin e Qeverisë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër do të vendos për mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Marketing

Përmes një njoftimi për medie të Kuvendit të Kosovës, bëhet e ditur se kjo mbledhje do të fillojë në ora 09:00 të ditës së premte dhe se pikë e vetme e rendit të ditës është kërkesa e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e kësaj seancë për votimin e përbërjes së Qeverisë së Kosovës.