Nesër vihet gurthemeli i pikës kufitare Bellanoc-Stançiç

Komuna e Likovë ka njoftuar se nesër do të vihet girthemeli i pikës kufitare Bellanoc-Stançiç që lidh Maqedoninë dhe Kosovën.

Marketing

Ju informojmë se nesër me fillim nga ora 14:oo do të jetë një ditë e bekuar, pasi do ta vendosim gurëthemelin e pikës kufitare Bellanoc-Stançiç, e kjo pikë që lidh Republikën e Maqedonisë me Republikën e Kosovës.

Theksojmë se nesër do të jenë të pranishëm qeveritarë nga Kosova dhe Maqedonia, ambasadori BE-së në Maqedoni, ministri z.Sadulla Duraku, dhe shumë të tjerë. Andaj ju bëjmë thirrje të gjithve që nesër ta vendosim të ardhmen e një lëvizje të lirë evropjane.

Bëjmë thirrje publike drejt televizionëve dhe deri tek qytetarët që të gjithë së bashku nesër të jemi në pikën kufitare Bellanoc-Stançiç.
Me respekt,
Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Marketing