Agim Nesho ish ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në emisionin Opinion të Blendi Fevziut ku ishte i pranishëm Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e vlerësoi lartë figurën politike dhe atdhetare të kreut të BDI-së.
Ali Ahmeti sipas tij ka një rol të padiskutueshëm si një ndër liderët kryesorë i cili ka institucionalizuar pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si element shtetëformues me me gjithë lëvizjen e tij dhe pjesëmarrjen e tij direkte.”Keni merita për këtë dhe ne ju jemi mirënjohës si si bashkëshqiptar ” deklaroi Nesho .
Ai ka ndarë poashtu edhe diskutime për një cështje që buron nga 2001-shi pra për për cështjen e protagonizmit, për ndarjen e Maqedonisë duke i dhënë të drejtë veprimit të Ali Ahmetit për atë cështje shumë delikate .

Nesho tha se Maqedonia është e krijuar si e tillë dhe ruhet nga kjo gjë.
Sa i përketë cështjes së kryeministrit shqiptar ai tha se kjo mund të ndodhe sigurisht dhe se argumentet e z. Ahmeti janë të plota.
“Mendoj që ka ardhë koha që edhe partitë shqiptare në Maqedoni të të dalin jashtë kuadrit të përfaqësimit shqiptar, sepse atëherë ne mund të kërkojmë kryeministrin ” u shpreh Nesho.
Ka ardhë koha që lëvizjet politike në Maqedoni të dalin nga guacka e përfaqësimit të Shqipërisë dhe në këtë konkekst më ka bërë shumë përshtypje platforma e Tiranës në 2017 tën.deklaroi Agim Nesho .