Netët e ahengut shkodran, muzika tradicionale në oborret e shtëpive

Për 3 netë me radhë, odat dhe oborret karakteristike të shtëpive shkodrane ishin mikpritëse të muzikës tradicionale qytetare.“Ahengu Shkodran” i shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, këtë vit mblodhi së bashku artistët e vjetër e të rinj të qytetit, ndërsa të ftuar të veçantë ishin këngëtarët nga Ulqini si dhe nga jugu i Shqipërisë, të cilët përformuan vetëm muzikën popullore.

Marketing

Për talenten e muzikës shkodranë, Niki Mjeda, këngët e Ahengut janë një pasuri e rëndësishme që duhen ruajtur dhe trashëguar.

Për kontributin e tij, u nderua me cmimin e “Mirënjohjes” pas vdekjes, Shyqyri Alushi, një prej këngëtarëve më të mirë shkodranë ndër vite.