Neuer dëshiron vazhdimin e kontratës me Bayern

Manuel Neuer ka marrë vëmendje mjaft të madhe nga mediet gjatë javës së fundit.

Marketing

Portieri i Bayern Munich fillimisht ishte futur në një polemikë me portierin e Barcelonës dhe shokun e tij tek kombëtarja e Gjermanisë, Marc Andre Ter – Stegen, kurse së fundmi ka folur edhe për të ardhmen e tij.

Manuel Neuer ka bërë të ditur se dëshiron ta vazhdojë kontratën e tij me Bayern Munich, madje sa më parë që është e mundur, bëjnë të ditur mediet gjermane.

Kapiteni i Gjermanisë është pjesë e skuadrës së Bayern Munich për tetë vite dhe është i vendosur të vazhdojë aventurën e tij me kampionët e Bundesligës.

Edhe shefi ekzekutiv i Bayern, Karl Heinz Rummenigge është i mendimit se bashkëpunimi mes dy palëve duhet vazhduar.

Mbetet të shihet nëse portierit do t’i ofrohet një rinovim kontrate së shpejti.

Marketing