Neur apo Ter Stegen? Tekniku Joachim Low bën zgjedhjen e tij dhe i jep fund polemikave

Në ekipin kombëtar të Gjermanisë vazhdojnë polemika brenda ekipit për portierin e parë. Ter Stegen pas disa sezoneve fantastike ka kërkuar që e meriton ai vendin e titullarit dhe jo Neuer. Një kërkesë e cila po vazhdon dhe zgjidhjen mund ta japë vetëm trajneri Joachim Loë. Në një intervistë para ndeshjeve të radhës, tekniku Joachim Lov sqaron se kush do të jetë titullar sipas tij:

Marketing

“Ne duhet të jemi të lumtur vetëm që kemi dy portierë të një cilësi kaq të shkëlqyeshme. Unë kam thënë tashmë në të kaluarën se Neuer është kapiteni ynë dhe do të jetë numri jonë i 1, përveç nëse nuk ndodh ndonjë gjë e çuditshme. Ne kemi biseduar me lojtarët teksa kemi vendosur që Ter Stegen të luajë kundër Argjentinës në miqësore, ndërsa Neuer do të jetë ndaj Estonisë në kualifikuese.

Marketing