Nevojitet investim në efikasitetin energjetik, duhet të shihet burimi i energjisë, varfëria e energjisë, ngrohja e amvisërvive, dhe Qeveria duhet të zhvillojë strategji për ndryshim në këtë drejtim. Kështu ka theksuar drejtori i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim ndërkombëtarë, David Oberhuber, i cili për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se së shpejti do të sillen ekspertë për energjetikë dhe për kualitetin e ajrit, me qëllim që të Këshillojë Qytetin e Shkupit për zhvillim të sistemit gjithpërfshirës për menaxhim të këtyre çështjeve.

“Nga njëra anë duhet të investojmë në efikasitetin energjertik, por poashtu duhet të shohim edhe në atë që e përdorim që të marrim energji. Një nga temat në të cilën duhet të shohim është varfëria energjetike, veçanërisht në grupet e prekura dhe të margjinalizuara në shoqëri, të cilët thjesht nuk janë në pozitë të vendosin se cilën mënyrë të ngrohjes do ta përdorin. Këtu qeveria duhet të zhvillojë strategji për ndryshim në këtë drejtim. Për këtë arsye së shpejti do të sjellim ekspertë për energjetikë dhe për kualitetin e ajrit, që ta këshillojë Qytetin e Shkupit për zhvillim të sistemit gjithpërfshirës se si ta menaxhojë këtë gjë. “, deklaroi David Oberhuber, Drejtor i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim ndërkombëtarë

Ai nënvizoi se ndotja e ajrit në Shkup është një problem, duke shtuar se po bashkëpunojnë me Qytetin e Shkupit për zhvillim të strategjisë për mobilizim urban që i jep përparësi transportit jomotorik.

“Shihet qartë se ndotja e ajrit është problem në Shkup. Nga njëra anë duhet të shikojmë në industri që duhet të përmbushë standardet kombëtare, ndërsa në të ardhmen poashtu edhe standardet evropiane të cilat janë akoma më të larta. Nga ana tjetër e kemi transportin si burim i ndotjes së ajrit, ku poashtu nga afër bashkëpunojmë me Qytetin e Shkupit për zhvillim të strategjisë për mobilizim urban që i jep përparësi transportit jomotorik. Kjo nuk nënkupton se do të jetë më e vështirë që të jesh i lëvizshëm në qytet, ideja është që të ketë sistem me të cilin qytetarëve duhet t’u lehtësohet lëvizja, por pa u varur nga makinat.“, deklaroi David Oberhuber, Drejtor i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim ndërkombëtarë

Oberhuber nënvizoi se si pjesë e procesit eurointegrues të vendit duhet të zhvillohet një plan aksionar nacional energjetik dhe klimatik, i cili sipas tij, duhet të drejtohet kah potenciali i energjisë së rinovueshme, poashtu edhe në potencialin e efikasitetit energjetik në vend.

evn