New York, 20 të vdekur pas përplasjes së makinës me një limuzinë dasme

20 persona kanë vdekur pasi një limuzinë dasme është përplasur në një makinë tjetër në New York.

Marketing

Duke iu referuar MailOnline, dy vetura janë përfshirë në këtë aksident, i cili ndodhi pak para orës 14:00 në këtë vend.

Zyrtarët lokal thanë se vetura po përshpejtonte dhe u përplas me tjetrën dhe u rrëzua nga kodra e madhe përpara dyqanit popullor të Apple Barrel në Schoharie.

Sipas dëshmitarëve limuzina kishte një grup njerëzish dhe 18 nga viktimat ishin nga kjo veturë.
Dëshmitarët thanë se disa trupa mund të shiheshin në rrugë jashtë dyqanit.

Autoritetet ende nuk i kanë bërë të ditur emrat e viktimave.
Bridesy Finnegan, i cili jeton në afërsi të zonës së rrëzimit, tha se dëgjoi një zhurmë të madhe kur dy automjetet u përplasën përpara Apple Barrel.

Marketing