Neymar fillon betejën e fjalëve me Liverpool

PSG dhe Liverpool janë shortuar në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe Napoli dhe Crvena Zvezda, por, kryendeshja e grupit pritet të jetë ajo mes PSG e Liverpool.

Së fundmi ishte ylli brazilian i PSG, Neymar, ai që ka lëshuar disa komente rreth skuadrës angleze.

Ai ka folur për parashikimet e Premierligës dhe ka dhënë mendimin e tij se kush do ta fitojë ligën.

Ai madje ka lënë jashtë top katërshes skuadrën e Jurgen Klopp.

“Është kompeticion i vështirë, por mendoj se Manchester City do ta fitojë. United përfundon në pozitën e dytë, Chelsea në të tretën dhe Tottenham në pozitën e katërt” ishin fjalët e Neymar.

Këto fjalë mesiguri se do t’i nevrikosin tifozët e Liverpool.