Neymar JR dhe Barcelona gjithnjë e më afër

Rikthimi i Neymar JR tek skuadra e Barcelonës duket se është vetëm çështje ditësh.

Marketing

Ka disa javë që mediet evropiane, sidomos ato spanjolle, shkruajnë për pakënaqësinë e Neymar tek skuadra e Paris Saint Germain, duke nxitur zërat për një rikthim të brazilianit në Barcelonë.

Gjatë këtyre ditëve është thënë se vet lojtari k përmes ‘ËhatsApp’ ka njoftuar shokët tek Barcelona për një rikthim.

Së fundmi ‘Sport’ raporton se Neymar dhe Barcelona janë më afër se kurrë për një ribashkim të mundshëm

Sipas këtyre raportimeve, PSG janë pajtuar që të ulin nën 200 milionë shumën e kërkuar, duke u pajtuar se në ofertë mund të përfshihen edhe dy lojtarë.

Emrat që thuhet se mund të përfshihen në ofertën e Barcelonës për PSG janë Ivan Rakitic, Samuel Umtiti, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e përgatitur nga Barcelona, e cila do të zbres në tavolinat e drejtuesve të PSG.

Marketing