Neymar: Pas Botërorit nuk mund ta shihja me sy topin, e lëre më ndeshjet

Ylli i Brazilit e ka pranuar se pas eliminimit nga Belgjika në çerekfinale nuk ka mundur ta shikojë me sy topin e as ndonjë ndeshje të futbollit.

Marketing

“Nuk doja të shkoja aq larg sa të them që nuk dua të luaj më futboll, por nuk doja që të shikoja ndonjë top, ose t’i shikojë ndeshjet e mbetura të Botërorit”, ka thënë Neymar.

“Isha në zi, me të vërtetë isha tepër i mërzitur, mirëpo mërzia kalon, unë e kam djalin tim, familjen, shokët dhe ata nuk duan që të më shohin mua në gjendje të keqe. Kam më shumë arsye për të qenë i lumtur se sa i mërzitur”.
Ai është pyetur për thashethemet që e lidhin atë me një kalim të Real Madridi.

“Ata që i kanë shkruar këto lajme duket se e dinë jetën time më mirë se sa unë. Nuk dua që të përgjigjem në këto pyetje sepse asgjë nuk ka ndodhur”.
Po ashtu Neymari e lavdëroi trajnerin e ri të PSG-së, Thomas Tuchel.

“Ai është një trajner i madh dhe ne jemi duke shpresuar për një stinor të madh”.

“Ne kemi nënshkruar me një legjendë të futbollit (portieri italian Gianluigi Bufffon), i cili do ta sjellë te ne gjithë eksperiencën e tij dhe kjo do të na ndihmoj shumë”.