Komisioni i disiplinës në Ligën Franceze të Futbollit ka vendosur të pezullojë vetëm me dy ndeshje sulmuesin Neymar për goditjen ndaj Alvaro Gonzalez gjatë takimit Psg-Marseille, si dhe një tjetër për kartonin e kuq.

Sa i përket episodit të lidhur me akuzën e racizmit të bërë nga braziliani kundër mbrojtësit spanjoll, është hapur një hetim. Shkoi më keq për shokun e tij Kurzaëa, i cili u pezullua me 6 ndeshje.

Ndërkohë Amavi është dënuar me 3 ndeshje, dy Paredes dhe një Benedetto.

Pavarësisht mungesave të rëndësishme në formacion, PSG arriti të fitoje mes vuajtjesh 1-0 ndeshjen kundër Metz falë golit të Julian Draksler në shtesë. Kjo ishte fitorja e parë për Parisin në 3 javët e para të kampionatit francez. Por vlen të theksohet se pjesën më të madhe të lojtarëve të foramcionit trajneri Tuchel nuk e ka patur pasi janë në karantinë.

Pasi humbi ndeshjen kundër Metz, Neymar do të humbasë gjithashtu ndeshjen me Nice dhe do të kthehet në fushë kundër Reims në 27 Shtator.

Ndërkaq komsioni i disiplinës ka nisur një hetim për të vërtetuar nëse Gonzalez i është drejtuar brazilianit me fraza raciste dhe për këtë arsye do të analizohen të gjitha imazhet e ndeshjes dhe audio e siguruar nga Telefoot dhe beIN Sports.

Javën tjetër, në 23 Shtator, komisioni disiplines do të thërrasë Angel Di Maria, i cili është akuzuar për pështyrje ndaj Alvaro gjatë pjesës së parë të ndeshjes shumë të nxehtë zhvilluar në Parc des Princes.