Neymar vazhdon të kërkojë rikthimin te Barcelona

E ardhmja e Neymar te Paris Saint Germain mbetet në ajër.

Marketing

Braziliani është duke bërë presion për t’u larguar nga PSG, duke mbetur i etur për një rikthim te Barcelona.

Mundo Deportivo raporton se kampionët e Ligue 1 janë duke konsideruar shitjen e tij, sepse nuk duan të rrezikojnë duke parë largimin e tij në vitin 2022, duke përfunduar kontratën.

Me dy vite të mbetura në kontratë, PSG këtë verë do të kishte mundësi të mëdha të fitonte një shumë të konsiderueshme nga shitja e tij.

Me transferimin e mundshëm të Neymar, Barcelona do të duhej të hiqte dorë nga Lautaro Martinez i Inter.

Neymar te PSG është transferuar në vitin 2017 nga Barcelona, për 222 milionë euro.

Marketing