Neziri dhe Nikolova: Ka ardhur koha që maqedonasit edhe shqiptarët e Velesit, të drejta të barabarta në zhvillim ekonomik

Bekim Neziri – Bartësi i listës,kandidat për deputet në njësinë 3-BDI në një prononcime për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal.mk thotë se me vendosjen në program nga ana e BDI-së qëllimin në njësinë zgjedhore nr. 3, jeta politike në Maqedoninë e Veriut është polarizuar edhe më shumë.

Marketing

Sipas tij deri më tani shqiptarët me votën e tyre kanë vendosur në momente kyçe për stabilizim dhe siguri më të madhe të shtetit. Ata duke votuar shpeshherë për initeresa më madhore kanë dalë përtej kufijve të nacionalizmit etnik dhe në këtë mënyrë kanë votuar edhe parti dhe politikanë maqedonas, thekson Neziri.

Neziri bënë të ditur se tani me konceptin e BDI-së ka ardhë koha që edhe maqedonasit të votojnë për politikanë shqiptarë, duke i siguruar këtij shteti një të ardhme sa më të mirë, integrim në Bashkimin Evropian, mirëqenie ekonomike si dhe paqe me të gjithë fqinjët.

“Në zonën zgjedhore numër 3 ka ardhur koha që edhe komunitet tjera përveç shqiptarëve të mbeshtesin kandidatë për deputetë shqiptarë, sepse vetëm të bashkuar mund të arrihet që qytetarët e kësaj ane të kenë jetë me dinjitet dhe të barabartë me pjesët tjera.

Përveç shqiptarëve, edhe maqedonasit e Velesit duhet të mendojnë për përfaqësues shqiptar, i cili do të përfaqësoj më së miri nevojat e tyre, sepse shqiptarët janë dëshmuar se mbrojnë dhe dinë të realizojnë nevojat e të gjithë qytetarëve, por edhe të maqedonasve.” thekson Neziri

Neziri mes tjerash thotë se e kaluara e deritanishme ka treguar se partitë maqedonase vetëm se i kanë shfrytëzuar për interesat e tyre qytetarët e Velesit dhe fshatrat për rreth duke mos bërë asnjë investim serioz e jetësor për këta banorë.

“Skamjen e mjerimin e këtyre banorëve nuk e kanë parë deputetët e tyre, sepse pas çdo mandati të votuar, janë mbyllur në kancelaritë në Shkup dhe kanë parë vetëm interesin e pasurimit të tyre.”, tha Neziri

Me Bekim Nezirin dhe Meri Nikollovën, kandidatë për deputetë të BDI-së, në programin e tyre të kësaj ane i garantohen të drejtat dhe përfaqësimi adekuat i të gjithë qytetarëve të zonës zgjedhore numër 3. Edhe shqiptarët, edhe maqedonasit, edhe turqit, edhe boshnjakët, edhe romët do të kenë trajtim të barabartë. Bashkëpunimi e ndërveprimi i tyre politik do të sjellë mirëqenie, infrstraukturë, ujë të pijshëm, kujdes shëndetësor e arsim cilësor për të gjithë qytetarët, bënë të ditur Neziri.

Ndërsa nga ana tjetër Meri Nikolova thotë se duke e pasur parasysh se bashkësitë etnike në Veles dhe më gjerë janë të përziera dhe bashkëpunojnë ndërmjet veti, lista zgjedhore e BDI-së për njësinë e 3 zgjedhore garanton stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

“Ka ardhur koha që edhe maqedonasit e Velesit dhe të zonës së 3-të zgjedhore të votojnë për kandidatë shqiptar, sepse në këtë mënyrë nuk do të janë viktimë e partive maqedonase të cilët i kanë harruar gjithmonë pas zgjedhjeve.

Kur shqiptarët në vitin 2016 votuan LSDM me bidnjen se do të punojnë për të gjithë, përse tani maqedonasit të mos votojnë një shqiptarë që do mbroj interesat e tyre dhe të gjithë qytetarëve në Kuvendin e RMV-së!

Edhe shqiptarët dinë dhe munden të ndërtojnë një shoqëri të barabartë për të gjithë sepse edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Veles e fshtrat për rreth janë shtetasë të barabartë në këtë shtet.”, tha për Zhurnal, Meri Nikolova.

Marketing