Nga 1 dhjetori qytetarëve u kthehen mbi 3 milion euro

Nga fillimi i muajit të ardhshëm do të fillojë kthimi i parave tek qytetarët nga masa e njohur “TVSH-ja ime”. Kjo është paralajmëruar nga drejtoresha e Drejtorisë të të Hyrave Publike (DHP), Sanja Lukarevska.

Marketing

Ajo në një takim me qytetarët në cilësinë e anëtares së lartë të LSDM-së theksoi se 3 milion euro nga 1 dhjetori do t’i kthehen qytetarëve. Sipas saj, nga korriku i këtij viti e deri më tani janë skanuar 38 milionë llogari fiskale nga qytetarët, dhe se kjo masë tregoi se është funksionale.

Lukarevska tha se në mënyrë të shkëlqyer po funksionon edhe kthimi i TVSH-së tek subjektet juridike.

Marketing