Nga 1 korriku zero tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor

Që nga 1 korrik 2021 i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë e lirë roaming. Kostot roaming midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë zero.

Marketing

Për të shënuar këtë datë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, po organizon “All-Western Balkans Jam”, një koncert me grupe dhe DJ nga i gjithë rajoni, në 1 Korrik 2021, duke filluar nga ora 19.00 në Plazhin Oteshevo (Liqeni i Prespës, Maqedonia e Veriut).

Transmetimin e drejtpërdrejtë të këtij koncerti mund ta ndiqni edhe në Youtube.

Vendimi për heqjen e tarifave roaming për Ballkanin Perëndimor që erdhi si rezultat i negociatave gati një vjeçare, të lehtësuara nga RCC dhe Bashkimi Evropian, pas së cilës përfaqësuesit e të gjitha qeverive të BB6 nënshkruan një marrëveshje në Prill 2019, duke rënë dakord që së pari të ulnin gradualisht çmimet e roaming dhe t’i zeronin që nga 1 korriku 2021.