Nga 1 prilli fillon dorëzimi i fletëparaqitjeve tatimore vjetore të plotësuara

Drejtoria e të Ardhurave Publike nga fillimi i muajit të ardhshëm do të fillojë t’ua dorëzojë qytetarëve  fletëparaqitjet tatimore vjetore për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2018. Fletëparaqitjen qytetarët do ta marrin në mënyrë elektronike dhe duhet ta konfirmojnë apo korrigjojnë.

Marketing

Ky është vitit i parë në të cilin qytetarët marrin fletëparaqitje tatimore vjetore të plotësuar. Deri vitin e kaluar qytetarët për të ardhurat e realizuara në vitin paraprak e kanë dorëzuar fletëparaqitjen tatimore vjetore te Drejtoria e të Ardhurave Publike, ndërsa me reformën që u zbatua gjatë vitit të kaluar, qytetarët në mënyrë elektronike do ta marrin fletëparaqitjen tatimore vjetore.

Fletëparaqitjet tatimore vjetore Drejtoria e të Ardhurave Publike duhet t’i dorëzojë më së voni deri më 30 prill, ndërsa qytetarët ta korrigjojnë apo konfirmojnë kanë afat deri në maj të këtij viti.

Në sistemin elektronik të Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë regjistruar përafërsisht 700 mijë tatimpagues. Edhe pse ishte paraparë u shty regjistrimi i pensionistëve në sistem që realizojnë të ardhura vetëm në bazë të pensionit.

Marketing