Rreth 60 shtetas të Maqedonisë së Veriut sot janë kthyer nga Afganistani në vendlindje, por në vend të shtëpisë, janë dërguar në karantinë shtetërore në Shkup. Jozyrtarisht mësohet se shtetasit nuk kanë qenë të informuar për këtë veprim të auroriteteve të vendit, ndërsa familjarë të tyre treguan për TV21 se arsyeja pse i kanë futur në karantinë është se në mesin e udhëtarëve që kanë ardhur nga Afganistani, ka pasur edhe shtetas të rajonit, që kanë qenë pozitiv me virusin korona.

Policia nuk lejoi ekipin e televizionit tonë të flasë drejpëtdrejt me personat që do të karantinoheshin në momentin kur të njëjtët ende po prisnin në oborr të hotelit.

Mësohet se paraprakisht, tanimë të karantinuarit, disa orë kanë pritur në autobus para hotelit, duke mos iu lejuar asnjë konrakt me familjarët.

Jozyratrisht mësohet se në karantinë shtetasit do të qëndrojnë për pak kohë, sapo të testohen për Covid-19, e nëse dalin negativ do të lirohen.

https://video.fskp2-1.fna.fbcdn.net/v/t39.24130-2/10000000_656329105094639_7428340771393752472_n.mp4?_nc_cat=107&_nc_sid=985c63&efg=eyJ2ZW5jb2RlX3RhZyI6Im9lcF9oZCJ9&_nc_oc=AQkPd8nekBPEcb69981RLEE59wpDpmiYBbnOBSmfEA6YUM_o_Xu4OTJTeoJyLmPypeE&_nc_ht=video.fskp2-1.fna&oh=cbc01f2f636c0b988d44b1f9af197ade&oe=5F2DFE0D