Në kuadër të diskutimeve që ka ngjallur çështja e ballafaqimit të liderëve shqiptarë në debat televiziv, gjatë kampanjës zgjedhore, ka nxjerrë në sipërfaqe vet polemikat e brendëshme për epitetin lider i opozitës shqiptare.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u deklarua i gatshëm për debat përderisa opozita të vendosë se kush i përfaqëson ato.

Kjo duket se ka ngjallur debat të brendshëm në partitë e koalicionit ASH-Alternativa, i cili mundë të vërehet qartë nga komentet e shumta nga eksponent të partive në fjalë, në profilin e gazetarit Furkan Saliu i cili e kishte ngritur iniciativën për debat politik brenda partive të taborrit shqiptarë.
Komentet flasin për faktin se Afrim Gashi si pjesëmarrës në Qeveri nuk mund të thirret në opozitë e as Bilall Kasami që është pjesë e koalicionit me LSDM-në e Zoran Zevit apo vet pushteti aktual.

Ilustrim fotoja në bashkangjitje: