Nga Bullgaria, Zhegrova shkon në pushime

Sulmuesi anësor i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shkuar për pushime në Antali të Turqisë, menjëherë pasi e kreu detyrën e tij me Kombëtaren dardane.

Pasi që Arbër Zeneli u lëndua rëndë në ndeshjen kundër Malit të Zi qysh në minutën e 21-të, Edon Zhegrova e pati mundësinë të luajë për më shumë minuta sesa zakonisht për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Ai e zëvendësoi në Podgoricë Zenelin e lënduar, ndërsa të enjten në Sofje ishte titullar në skuadrën e zgjedhur nga trajneri Bernard Challandes.

Ai luajti dje deri në minutën e 76-të të ndeshjes, kur ia lëshoi vendin Elbasan Rashanit, i cili edhe e shënoi golin e fitores pak momente para se të përfundonte ndeshja, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 3:2.

Pas këtyre ndeshjeve, Zhegrova festoi për pak kohë me bashkëlojtarët e tij e pastaj u nis për pushime në Turqi, siç bëhet e ditur përmes llogarisë së tij në Instagram.

https://tiger.cdnja.co/v/5l/5LVp.mp4?secure=OLTP-codt-P5lB5d5hrLhQ&expires=1560263400