Nga dita e hënë pritet që të ulen çmimet e derivateve në Maqedoni. Pas disa cikleve të rritjes së çmimit javën e ardhshme me gjasë komisioni rregullator do të përcaktojë çmime më të ulëta nga ato aktuale.

Lëvizja e çmimeve të naftës së pa përpunuar në berzat botërore tregon se dy javët e fundit nafta barel sillej prej 71 deri 73 dollarë për barel, që nënkupton çmim më të ulët se para dy javësh kur ishte 75.8 dollarë.

Në kushte të tilla nga e marta në mesnatë do të kemi çmime më të ulëta. Për momentin diseli është 64 denarë, eurosuper 72 përkatësisht 74 për litër.

Artikulli paraprakZbulohet i dashuri i Elvana Gjatës, qenka djali i biznesmenit të njohur shqiptar(FOTO)
Artikulli tjetërQindra tonë pemë e perime nga Maqedonia, të bllokuara në Bllacë