Nga dita e martë moti më i ftohtë

Deri të hënën moti do të jetë i nxehtë me erë veriore të dobët deri në mesatare me rritje të temperaturave të ditës. Të martën dhe të mërkurën do të ketë vranësira të rritura me shi lokal, ndërsa për shkak të ftohjes të mërkurën priten reshje të borës në male.

Marketing

Për sot sinoptikët paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë veriore të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 15 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.