Nga e hëna Italia hap dy aeroporte

Nga 4 maji Italia do të rihapë dy aeroporte, atë në aeroportin Ciampino në Romë dhe aeroportin e Firences, Peretola.

Marketing

Aeroportet që janë mbyllur që më 13 mars hapen të hënën, kur faza 2 e pandemisë, ku parashikohet edhe të rifillojnë nga puna mjaftë kompani prodhimi dhe biznese të tjera.

Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli ka nënshkruar, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, dispozitën që autorizon rihapjen për publikun të dy aeroporteve, që siç thuhet në dokument, “për të kënaqur kërkesat në rritje” të cilat sidoqoftë do t’i nënshtrohen testimit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe dalin nga këta aeroporte

Deri në 17 maj do të hiqen të gjitha kufizimet e tjera për aeroportet e rajonit të Sicilisë dhe Sardenjës, të cilat pas kësaj date do të jenë në operativitet të plotë.

Marketing