Nga e hëna maturantët i rikthehen bojkotit

Nga e hëna maturantët do t’i rikthehen bojkotit të mësimit nga distanca, për shkak se siç theksojnë kërkesat e tyre nuk po përfillen fare nga Ministria e Arsimit. Në takimin e zhvilluar pasdite Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka vendosur që maturantët të mos kthehen në mësim, deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare.

Marketing

Në Kuvendin Qendror të Unionit u vendos që bojkoti i mësimit të vazhdoj edhe këtë javë sepse mendojmë që është shumë e rëndësishme tu bëhet presion institucioneve arsimore që ne nuk jemi duke bë asnjë kompromis në kërkesat që ne i kërkojmë si UNSHM. Prandaj, nxënësit njëzëri, pa asnjë votë kundër sot kanë vendosur në union që duhet vazhduar me bojkotimin e orëve mësimore nga e hëna- deklaroi BLEDI HODAI, KRYETAR I UNSHM-SË.

Ndërkohë maturantët denoncojnë kërcënimet e ndryshme të cilat siç thonë ua janë bërë me qëllim që të heqin dorë nga bojkoti. Unioni i Nxënësve paralajmëroi se nga e hëna do të denoncojnë çdo lloj presioni që iu bëhet maturantëve.

Është e vërtetë qe kemi marr lloj-lloj presione, mesazhe dhe telefonata nga zyrtarë shkollor. Nga frika e fjalëve të të punësuarve në shkollat e mesme se do humbet viti shkollor e do te kompensohen orët e humbura , nxënësit filluan të kyqen në orët mësimore dhe bojkoti dukshëm filloi të humbet. Ka pas rrallë raste kur profesorët dhe drejtorët na kanë dhënë përkrahje, por në të shumtën e rasteve kanë marrë mesazhe që të kyqen në orë se do të përsërisin vitin- pohoi Hamza Nuhiu, maturant.

Uninioni i Nxënësve të Shkollave të mesme, ditë më parë kërkesat, ndër të cilat ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Mesëm i dërgoi edhe në Kuvend. Përfaqësues të Unionit sot u takuan me deputetë të VMRO-së, ndërsa paraprakisht morën mbështetjen edhe të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Nga UNSHM-ja vazhdimisht kanë porositur se do marrin pjesë në provimin shtetëror, por, me kusht që të jenë vetëm dy lëndë. Lënda e parë të jetë gjuhë amtare, lënda e dytë të jetë zgjedhore dhe një projekt. Nga ana tjetër edhe ministrja e Arsimit, Milla Carovska nuk lëshon pe kur bëhet fjalë për maturën shtetërore. Ajo ka apeluar maturantët të kthehen në mësim pasi sipas Carovskës, bojkoti është i pajustifikuar dhe çdo orë e humbur sipas Ligjit duhet të kompensohet.Alsat

Marketing