Nga e mërkura moti më i ftohtë dhe me borë

Më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka ra në Pozharan (39 litra në metër katror), ndërsa më pak në Shkup-Petrovec dhe Kriva Pallankë (3 litra në metër katror).

Marketing

Mëngjesin e sotëm reshjet janë më të pranishëm në pjesët veriperëndimore të shtetit, ndërsa në pjesët lindore reshjet janë ndalur. Gjatë ditës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe me vranësira me reshje të përkohshme të shiut dhe do fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëviz prej 12 deri në 18 gradë celsius.

Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu nga e mërkura reshjet e shiut do të kalojnë në borë në male dhe vendet më të larta. Do të fryjë erë mesatare dhe e përforcuar që do të shkaktojë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Marketing