Nga e premtja ulje të temperaturave

Moti deri të enjten do të jetë kryesisht stabil dhe i thatë, përveç se në pjesët perëndimore ku do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe vetëtimave të rralla.

Marketing

Siç informoi DPHM, ftohja pritet prej të premtes kur do të ketë shi të përkohshëm lokal, ndërsa temperaturat e ditës do të shënojnë ulje graduale.

Nesër do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe vetëtimave të rralla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri në 17, ndërsa temperatura e ditës prej 28 deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 7. Në Shkup mot i ngjashëm me temperatura prej 15 deri në 35 gradë Celsius.

Marketing