Nga frika e zgjerimit të coronavirusit, autoritet saudite ndalojnë përkohësisht vizitat në Mekë dhe Medinë

Arabia Saudite ka ndaluar përkohësisht vizitat në vendet e shenjta siç është Meka dhe Medina, duke bërë që miliona myslimanë nga e mbarë bota të mos mund të kenë qasje në qytetet e shenjta, shkruan Time.

Marketing

E gjithë po bëhet për të parandaluar zgjerimin e coronavirusit, që ka shpërthyer së fundmi në shumicën e vendeve në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.

Të gjithë turistët e pajisur me viza dhe që vijnë nga vendet ku ka të infektuar me coronavirus do t’ju mohohet hyrja në këtë vend, thuhet në komunikatën e ambasadës saudite në Washington, duke mos specifikuar me emra për cilat shtete bëhet fjalë.

Autoritetet e vendit kanë ndërmarrë këto masa preventive pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës, pasi shtetet fqinjët si Kuvajti, Bahreini, Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar disa raste me coronavirus. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të infektuar në Arabinë Saudite.

Marketing