Nga fundi i muajit lehtësohet kalimi dhe më pak radhë në kufirin Tabanoc – Preshevë

Deri në fund të korrikut, do të vendoset Оne stop shop në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, respektivisht në Tabanoc.

Marketing

Me këtë, udhëtarët gjatë kalimit të kufirit do të ndalen vetëm në një pikë kufitare. Ky vendim u potencua sot gjatë takimit dypalësh midis kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministres serbe, Ana Brnaviç në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Me këtë projekt do të shkurtohet koha e doganimit dhe të kontrolleve. Kalimtarët me makina dhe transportuesit do të ndalohen vetëm një herë për kontroll dhe në këtë mënyrë do të përgjysmohen pritjet në kufi.