Nga Gjykata penale në Shkup kërkojnë pagesë të shtesave të rrogës

Nëpunësit gjyqësorë, policia gjyqësore dhe shërbimi ndihmës-teknik në Gjykatën themelore Shkup 1 paralajmërojnë grevë nëse për ta nuk sigurohen mjete financiare për pagesë të shtesave të rrogës.

Marketing

Kërkojnë që Këshilli gjyqësor-buxhetor të sjellë vendim për sigurimin e mjeteve financiare në mënyrë që më pas të mundet kryetari i Gjykatës themelore Shkup 1 të sjellë vendim për pagesë të shtesave të rrogës. Lënë afat deri më 15 shkurt, ndërkaq nëse kjo nuk ndodhë, tashmë prej 16 shkurtit do të hyjnë në grevë e cila do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Kjo pagesë nuk është e lidhur me pagesën e rrogës (pamë se gjykatësve u është paguar tre herë në dhjetor), që do të thotë se ajo mund të paguhet edhe pas rrogës, përkatësisht të na paguhet deri në fund të shkurtit. Vetëm nevojitet vullneti i kompetentëve. Dëshirojmë të cekim se nuk dëshirojmë të ushtrojmë presion, por me të vërtetë konsiderojmë se ne jemi të dëmtuar. Të punësuarit në këtë gjykatë janë persona të cilët çdo ditë punojnë në kushte të jashtëzakonshme, rrezik i lartë i punës, besueshmëri, punë jashtë orarit dhe vëllim i shtuar i punës. Deri më tani kompetentët arsyetoheshin se nuk ka mundësi ligjore, por ja, me vullnet edhe kjo u tejkalua dhe tani kemi të drejtë ligjore për shtesa të rrogës, për ç’arsye u bëjmë thirrje kompetentëve, në suaza të kompetencave të tyre, t’i përmbushin kërkesat tona – përllogaritje dhe pagesë e shtesës së rrogës për janarin e vitit 2019 dhe përllogaritje dhe pagesë të shtesës së rrogës prej 35 për qind për çdo muaj në të ardhmen”, ceket në kumtesë.

Marketing