Nga haraçi e deri tek kërcënimet, Adelina Ismaili tregon sekrete që kurrë nuk i kishte rrëfyer

Adelina Ismaili, e ftuar në emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7 ka rrëfyer për jetën e saj ndër vite, duke treguar se a i kanë kërkuar haraç, kërcënimet që ka pasur për mbështetjen ndaj Presidentit Ibrahim Rugova si dhe përkrahjen për deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani e cila është përfolur si kandidate për Kryeministre.

Marketing

Ajo tregoi se asaj nuk i është kërkuar asnjëherë para që të lejohet të këndojë.

“Jo mua nuk më kanë qitë haraç, e as familjes sime” tha ajo, shkruan Express.

Ajo ka thënë se gjatë kohës sa po qëndronin në Rambuje, presidentit të Kosovës ia kanë shkelur këmbën deri në gjakderdhje në mënyrë që t’ia humbnin koncentrimin.

“Ka pasur njerëz që u përmenden më herët që në Rambuje ia kanë shkelur këmbën deri në gjakderdhje që ta dekoncentronin”, ka thënë Adelina, e cila më parë në emision foli për presidentin e tanishëm, Hashim Thaçin.

Ajo tha se gjatë kohës kur i kishte 14 vjet, ishte bërë trend që të takohesh me Rugovën.

Adelina shtoi gjithashtu se për takim me Rugovën disa caktonin terminë e disa shkonin pa termin vetëm për ta takuar.

“Ne kemi caktuar termin, e kam shkuar vetëm për ta takuar” tha ajo duke shtuar se “e luta mamin, unë e motra, hajde e dërguan tek ai, ta shohim si duket”.

Ajo shtoi se nëna e saj kishte arritur që të caktonte një termin dhe e gjithë familja kishin shkuar ta takonin.

“Mami e pat kontaktu dikë tek shoqata e shkrimtarëve e kishte caktuar termin. E gjithë familja shkuan e takuam, pavarësisht se isha shumë skeptike për të, kur je adoleshente e prindërit e tu “kallen” pas dikujt, je më skeptik” tha ajo.

Adelina shtoi gjithashtu se për takim me Rugovën disa caktonin terminë e disa shkonin pa termin vetëm për ta takuar.

“Ne kemi caktuar termin, e kam shkuar vetëm për ta takuar” tha ajo duke shtuar se “e luta mamin, unë e motra, hajde e dërguan tek ai, ta shohim si duket”.

Adelina tha se është kërcënuar shumë herë pas luftës për shkak të bindjeve të saj politike dhe përkrahjes së madhe që ajo ia jepte Rugovës.

“Ka pasur tendenca me ma rrotullu veturën. Kam marrë shumë herë letra anonime. Thirrje ku më kërcënonin”, ka thënë Adelina.

“Në fillim  vinin disa njerëz që smund t’i identifikoje. Ta lëshojke ndonjë fjalë, ndonjë letër dhe më nuk i shihshe asnjëherë”, ka treguar këngëtarja.

Adelina tha se çmonte jashtëzakonisht kontributin e Rugovës, por thotë se këtë përkrahje ia sillte ideali i saj.

“Është ditur prej fillimit që Ibra ka qenë i djathtë, unë jam e djathtë”, ka treguar Adelina, duke thënë se paraardhësit i janë vrarë nga komunizmi dhe e majta.

Adelina tha se e ka shkruar vetë tekstin e këngës ku i këndonte një ushtrie shqiptare, që do të udhëhiqej nga Ibrahim Rugova.

Këngëtarja tregoi se për këtë këngë ka folur edhe me ish-Presidentin.

“Jo shumë. I ka pëlqyer që është rock. Po futëm në borxh të madh se je ka më këndon për së gjalli. I pata thënë se President në rastin tënd guxoj ta bëjë këtë”

Adelina thotë PDK’ja shumë herë e ka kontaktuar për t’i kërkuar asaj t’i bashkohet partisë që e udhëhiqte Hashim Thaci.

“Kam pasur oferta nga PDK’ja. Më së shumti kam pasur oferta prej saj”, ka thënë Adelina.

E ajo tregon edhe si i thonin zyrtarët e PDK’së, për t’iu bashkuar.

“Adelinë, ti je shumë e qartë. Je për Drenicë, cka po lypë te kta coftinat, për LDK’në”, thotë Adelina.

E kur pyetët se si e sheh ajo presidentin e tanishëm, Adelina thotë se Thaci është larg ish-presidentit Rugova.

“Është ofendim me e krahasu Ibrën me Thacin. Nuk mund kurrëqysh me u bo ai krahasim”, ka thënë këngëtarja.

Ismaili foli edhe për deputeten Adelina Ismaili duke thënë  se e përkrah fuqishëm zyrtaren e LDK’së, Vjosa Osmanin, për kryeministre të Kosovës.

“Jam tu e pa dikë që kam me e përkrah me krejt qenien time. Është Vjosa Osmani. Do ta përkrahi më shumë se Ibrahim Rugovën”, thotë Adelina.

Ajo thotë se Osmani dhe qëndrimet e saj i duken të ngjashme me ato të liderit të parë kosovar dhe kreut të LDK’së, Ibrahim Rugovës.

“Kemi mbetur si jetima pasi ka vdekur Ibrahimi. Te Vjosa po e shoh Ibrahimin e dytë. Nuk ka lëvizur nga parimet e saj pavarësisht presionit”, ka vazhduar këngëtarja. /GazetaExpress/

Marketing