Nga java e ardhshme nis miratimi i ligjeve reformuese

Kuvendi nga java e ardhshme do të nisë maratonën e miratimit të ligjeve reformuese. 20 ligjet e propozuara nga Qeveria do të kryqëzohen me 15 të tjerë. Shumicën e tyre Kuvendi pretendon ta miratojë nga fundi i muajit janar. Nëngrupi për reforma në Kuvend do të vazhdojë takimet me Qeverinë me qëllim harmonizimin e ligjeve reformuese me standardet Evropiane.

Marketing

“Procedurat do të fillojnë javën e ardhshme sepse pjesa dërmuese e atyre ligjve do të shkojnë përmes leximit të parë dhe leximit të dytë. Nëse ka ndryshime të vogla, një pjesë e tyre do të shkojnë edhe me procedurë të shkurtuar, por them prapë pjesa dërmuese do të vijojnë procedurë të rregullt”, theksoi Rexhail Ismaili, Kryetar i nëngrupit për reforma.

Për pjesën më të madhe të ligjeve nevojitet shumicë prej 2/3. Pushteti ka mbështetjen e deputetëve të përjashtuar nga VMRO-ja, por pret edhe mbështetjen e partisë së Hristijan Mickoskit. Theksi vendoset në Ligjin mbi PSP-në. Qeveria ka propozuar që Specialja të vendoset në kuadër të Prokurorisë Publike. Deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja kërkojnë që organi special i akuzës të funksionojë në kuadër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa vet ekipi i Katica Janevës ka propozuar që institucioni i tyre në funksionoj si organ i pavarur, pa mandat të kufizuar dhe me të drejtë për hapjen e akuzave të reja që burojnë nga përgjimet e paligjshme. Në mesin e ligjeve janë edhe ai mbi Agjencinë për Zbulim të Brendshëm, Ligji mbi mediat, Ligji për ndjekjen e komunikimeve, Ligjet mbi gjykatat dhe Këshillin Gjyqësor, Prokurorinë Publike, Kodi Penal dhe Kodi Zgjedhor. Propozimet janë në kuadër të planit të ashtuquajtur “Plani reformues 18” i Qeverisë.

Marketing