Nga komunikacioni janë përjashtuar 28 vozitës

Në Shkup gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjashtë fatkeqësi komunikacioni, në të cilat u lënduan rënda dy persona, ndërsa katër të tjerë më lehtë.

Marketing

SPB Shkup sot informon se 38 vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përderisa 28 vozitës ishin të çkyçur nga komunikacioni, 27 prej tyre pa patentëshofer. Në dritë të kuqe në udhëkryq kaluan nëntë vozitës.

Të parkuara në mënyrë të parregullt ishin 85 automjete, ndërsa “karotreci” mënjanoi 59 automjete.

Marketing