Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Benzina nga mesnata do të shitet me çmim më të lart për 2.5 deri në 3 denarë për litër, derisa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denari për litër, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Marketing

Eurosuper BS-95 rritet për 2.5 denarë dhe do të shitet 68.5 denarë për liter, Eurosuper BS-98 rritet për tre denarë dhe do të kushtoj 70.5 denar për litër.

Derisa çmimi me pakicë i dizelit do të rritet për gjysmë denari dhe do të kushtoj 61 denarë për liter.