Nga mesnata derivatet e naftës me çmime të reja

Eurosuper BS-95, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shtrenjtohen për gjysmë denari, ndërsa Eurosuper BS-98 për një denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Marketing

Sipas këtij vendimi, nga mesnata Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 60 denarëve për litër, dizeli me çmim prej 53.50 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 53.50 denarë për litër, kurse çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të jetë 62.00 denarë/litër.

Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0.081 den/kg, në mënyrë që në shtatë ditët e ardhshme të shitet me një çmim prej 28.287 den/kg.

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës është për shkak të rritjes së çmimit të benzinës në tregjet botërore.

Çmimet e reja të derivateve të naftës do të vlejnë në shtatë ditët e ardhshme.

Marketing