Nga muaji korrik roaming më i lirë në të gjitha shtetet e rajonit

Prej korrikut duhet që të ulen çmimet e shërbimeve në roaming mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Zvogëlimi në korrik pritet që të jetë për 27%, ndërkaq prej korrikut të vitit 2021 plotësisht do të shfuqizohet.

Marketing

Marrëveshja rajonale për roaming u nënshkrua në prill të këtij viti në Beograd në kuadër të Samitit të Dytë Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rregullatorët dhe operatorët e telekomunikimit prej 1 korrikut duhet që të përgatisin plan aksionar dhe hartë për aktivitetet e ardhshme, duke precizuar se çfarë do të realizohet.

Sipas të dhënave, trupi operues i vendeve të procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, më shumë se 76% e qytetarëve të Evropës juglindorë janë shfrytëzues të internetit, derisa 40% e tyre is shfrytëzojnë të gjitha aplikacionet e rrjeteve sociale në telefonat celular, prej tyre shumica janë të rinjtë. 70% e biznesmenëve nga Evropa Juglindore vlerësojnë se shfuqizimi i çmimeve të roamingum do t’u mundësojë në nxitjen e tregtisë. Më shumë se 12 milionë turistë vitin e kaluar kanë ardhur në Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë kanë qenë të shqetësuar për shkak çmimit të roamingut.

Prej 1 korrikut të vitit 2017-të, qytetarët e Maqedonisë flasin më lirë kur udhëtojnë në Serbi, Bonje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, pasi që ka hyrë në fuqi zvogëlimi i tretë i çmimit të roamingut, në pajtueshmëri me Marrëveshjen mes katër shteteve nga vitit 2014-të. Në iniciativën në fjalë janë kyçur edhe Shqipëria dhe Kosova.