Nga nesër fillon gjykimi për financim të paligjshëm të VMRO-së

Nesër në Gjykatën Penale Shkupi 1 duhet të fillojë gjykimi për lëndën “Talir” të PSP-së për financimin ilegal të partisë VMRO-DPMNE.

Marketing

Të akuzuar janë ish kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinoski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingaroska, që vjet e pranoi fajin dhe u dënua me kusht.

PSP thotë se të akuzuarit ilegalisht kanë fituar së paku 4.6 milion euro, e më pastaj i kanë organizuar ato para të paguhen në xhirollogarinë e partisë nëpërmjet pagesave në emër të ndryshëm. Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje të parasë ndërsa lëndën do ta gjykojë këshilli gjyqësor që e kryeson Osman Shabani.

Nikolla Gruevski është i akuzuar se në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2015 në kundërshtim me Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit, ka siguruar financa nga burime anonime për financimin e VMRO-DPMNE-së.

Në këto aktivitet e kanë ndihmuar të akuzuarit Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakievski, që kanë kryer trysni ndaj personave juridik që kanë arritur marrëveshje për furnizime publike me organet shtetërore, ndërmarrjet publike apo njësive të vetëqeverisjes vendore të sigurojnë  mjete financiare për nevojat e VMRO-DPMNE-së si shërbim për profitin e realizuar nga furnizimet publike.

Për lëndën “Talir” ka edhe një aktakuzë që gjykata ende nuk është deklaruar nëse është vlerësuar aktakuza dhe ka të bëj për ndërtimin e selisë kryesore të VMRO-DPMNE-së.