Rajoni i Maqedonisë gjendet në periferi të aktivitetit të ciklonit mbi Mesdhe, i cili gjatë dy ditëve të ardhshme do të kushtëzojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe të reshura lokale të shiut, posaçërisht në pjesët jugore dhe lindore të vendit. Prej të martës moti do të jetë kryesisht stabil dhe relativisht i ngrohtë.

Sip kumtoi DPHM, gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite do të fryjë erë e përforcuar veriore përgjatë Vardarit dhe në pjesët jugperëndimore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 19 deri 25 gradë Celsius.

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite në pjesët jugore dhe lindore do të ketë të reshura lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtime të ndryshme. UV indeksi do të jetë 4.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz në prej tre gradë në Mavrovë deri 14 në Gjevgjeli, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 22 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të jetë shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës 22 gradë Celsius.