Për shkak të ndërhyrjeve ndërtimore në disa lokacione në Qytetin e Shkupit, nga nesër komunikacioni do të zhvillohet në pajtim me regjimin e përkohshëm të ndryshuar të komunikacionit, kumtuan nga Qyteti.

Kështu në bulevardin “Boris Trajkovski”, afër hyrjes në ish-fabrikën e xhamave, si dhe në rrugën rajonale “Magjistralja e Adriatikut”, afër mbikalimit drejt Vizbegut, ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe rrugica” do të vendosin semaforë portal për shenja me përmbajtje të ndryshueshme.

Punët ndërtimore do të kryhen në periudhën kohore prej 7:30 deri në 12:30, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet me ndërprerje të shkurta.

Nga Qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion ta respektojnë regjimin e vendosur të komunikacionit dhe sinjalizimin e vendosur rrugor si dhe ta adaptojnë shpejtësinë e lëvizjes në kushte të rrugës.