Nga nesër reshje të reja bore

Gjatë gjithë kësaj jave në mbarë vendin do të mbretërojë mot i ftohtë me temperature jashtëzakonisht të ulëta sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Marketing

Sot në mëngjes në Berovë termometri shënoi minus 21 gradë celsius, në Manastir minus 20 dhe në Mavrovë minus 18. Prej nesër sinoptikët paralajmërojnë për reshje të reja bore, sidomos në zonat malore.

Nga “Makedonia Pat” porosisin shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjeve sidomos në qafat e maleve. Rrugët kryesore janë relativisht të pastruara dhe në zonat “e nxehta” intervenohet sa herë që ka nevojë.

Marketing