Lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski edhe nga protesta e sotme që u mbajt në Kavadar kërkoi amnisti për të akuzuarit dhe të gjykuarit për hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Disa prej argumenteve në fjalimin e tij ishin se ata janë patriotë maqedonas dhe nëse ka mundur të ketë amnisti për më shumë se 800 të burgosur, atëherë duhet të ketë edhe për hyrjen e dhunshme në Kuvend. Por, menjëherë përsëriti se kërkesa për falje nuk ka lidhje me bllokimin e emërimit të anëtarëve të ri të KSHZ-së, pa çka s’mund të mbahet referendumi për emrin.

Kur nga pushteti do thonë se bini në ujdi për KSHZ-në që ne të sigurojmë amnisti, duhet të dinë se gënjeshtrat e tilla nuk kanë fund. Jo njerëz, ne nuk kërkojmë asgjë. Ne vetëm kërkojmë kushte të drejta që të mund t’ju deklasojmë në zgjedhjet e ardhme të parakohshme parlamentare. këtë e duam ne – deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Opozita pohon se bllokimi i KSHZ-së nuk është për shkak të referendumit të pritur për emrin, por është si pasojë e marrëveshjes me pushtetin që VMRO-DPMNE të kthehet në Kuvend dhe t’i mbështes ligjet reformuese në këmbim të një ligji të ri për financimin e partive politike dhe marrëveshje për qeveri të Përzhinos për zgjedhjet e ardhshme. Pushteti pranon se janë marrë vesh për ligj të ri për financimin e partive, por jo edhe model të qeverisë gjatë zgjedhjeve si ajo e Përzhinos. Thuajse është e sigurt se javën e ardhme, madje që nesër të ketë takim të grupeve të punës nga të dyja palët. Nëse nuk gjendet zgjidhje e shpejtë, nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së takimit të liderëve pasi veç më po rrjedhin afatet e fundit që teorikisht referendumi të mund të mbahet në fund të shtatorit./alsat-m