Nga Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut presin që 300 deri më 400 kompani të kyçen në këtë data bazë.

Qasja më e lehtë në tregjet globale synohet me kyçjen e kompanive vendore në data bazën e kompanive të Ballkanit Perëndimor, gjatë procesit të hartëzimit të furnitorëve. Data-baza do të përmban informatat themelore për kompaninë, për kapacitetet prodhuese, teknologjitë të cilat i aplikon kompania gjatë prodhimtarisë, certifikatat, vendet ku eksporton mallin e kështu me radhë. Në këtë data bazë do të kyçen edhe kompani që cilat kanë angazhim në fushën e ekonomisë rrethore.

Marketing

“Kompanitë në gjithë rajonin kanë ngecje në aspekt të produktivitetit dhe në aspekt të kapaciteteve të cilat i ofrojnë. Megjithatë në aspekt të proceseve të brendshme të organizimit të prodhimit të cilat i aplikojnë që të kenë mundësi tu përgjigjen furnitorëve të huaj. Jo vetëm atyre që janë të pranishëm në terrenin lokal për momentin, por pse mos të shikojmë më gjerësisht që të sigurohen kushte që kompanitë tona të bëhen furnizues edhe të kompanive nga sektori automobilistik, por edhe sektorëve tjera në rajon, por edhe në Evropën qendrore. Prandaj fillon edhe ky aktivitet të sigurimit paralel për mbështetje të kompanive që të përparojnë kapacitetet e tyre.”,- tha Tatjana Shterjova Dushkovska nga OEM.

Marketing