Dasma në Rashçe e plumbi në Kondovë, kështu ka ndodhur një ngjarje ditën e sotme në fshatrat e komunës së Sarajit ku nga pakujdesia nëpër dasma ka bërë që një plumb të bie në oborin e një shtëpie në fshatin Kondovë.

Ankesë në redaksinë e Agjencisë së lajmeve Zhurnal kanë bërë vetë banorët e zonës duke treguar ngjarjen se kanë qenë duke qëndruar në oborin e shtëpisë kur para dere ju bie një plumb i cili sipas gjasave është shkrepur nga fshati Rashçe ku sot ka pasur edhe një dasëm atje.

Edhe përkundër apeleve të shumta nga institucionet përgjegjëse që të bëhet sa më shumë kujdesë nga përdorimi i armëve nëpër dasma gjatë sezonës së verës, duket se shumica e qytetarëve nuk respektojnë aspak këto apele.