Nga PDK reagojnë ashpër për bastisjet e sotme të EULEX-it

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë reaguar ashpër pas nisjes së bastisjeve të reja të forcave të EULEX-it në shtëpinë e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Marketing

Deputetja e këtij subjekti, Ganimete Musliu, me anë të një postimi në Facebook i ka quajtur “provokime” këto aksione të EULEX-it, shkruan lajmi.net.

Ajo ka shtuar se Kosovës sot më shumë se kurrë i duhet maturi e kujdes, si dhe unitet në qëndrime.

Postimi i plotë:

Provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot. E neve sot ma shumë se kur na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim
me një zë si SHTET.
Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kur s’na kanë poshtëruar e ligështuar.
Ndali provokimet dhe poshtërimet EULEX sepse historinë e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh.

Marketing