Nga sot mund të kontrolloni të dhënat në Listën zgjedhore

Prej sot fillon kontrolli i të dhënave në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit më 30 shtator. Inspektimi do të zgjasë deri më 23 gusht të vitit 2018 deri në orën 24:00.Kontrollin e të dhënave mund ta kryejnë përmes ueb faqes së KSHZ-së https://izbirackispisok.gov.mk/ dhe në zyrat rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.

Marketing

Nga KSHZ-ja gjithashtu njoftojnë se votimi në diasporë do të mbahet më 29 shtator, pra 1 ditë para votimit të parashikuar në nivel të brendshëm. KSHZ-ja do të hap vend-votime në të gjitha përfaqësitë diplomatiko-konsullore ku do të paraqiten së paku 10 votues.

Në periudhën e njëjtë kohore, nga 9 deri më 23 gusht edhe qytetarët tanë që përkohësisht jetojnë ose punojnë në diasporë mund të paraqiten në përfaqësitë diplomatiko-konsullore. Paraqitjen mund ta dorëzojnë në mënyrë elektronike, përmes web-aplikacionit që KSHZ-ja do ta publikojë nesër, ose personalisht në përfaqësitë diplomatiko-konsullore”- tha Lupka Guguçevska, KSHZ.

Marketing