Nga tetori, shujtë studentore prej 2.400 denarësh

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se të drejtë për shfrytëzim të mbështetjes financiare për subvencionim të shujtës studentore në vlerë mujore prej 2.400 denarësh, do të kenë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë shtetërore dhe private.

Marketing

Siç sqarojnë nga MASh-i, kjo mbështetje financiare do të fillojë nga muaji tetor i këtij viti, kurse studentët që të fitojnë mjetet përveç se duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, duhet t’i përmbushin edhe kushtet në vijim:

të mos jenë në marrëdhënie pune,
të mos regjistrohen si bujq individual dhe
të mos kenë të ardhura mujore në çfarëdo lloj baze më të lartë se neto-paga minimale gjatë vitit vijues.
E drejta për subvencionim të shujtës studentore do të fillojë nëpërmjet aplikimit, për çfarë MASh-i në mënyrë shtesë dhe në kohë do ta njoftojë publikun.

Marketing