Zvogëlim të kufirit të pleqërisë për pensionim të minatorëve, sot paralajmëroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska. Ajo nga Kamenica e Maqedonisë kumtoi se nga viti 2019 ndryshimet për minatorët parashikojnë gratë të pensionohen me 35 vjet stazh pune, ndërsa burrat me 40 vjet punë.

“Me të vërtetë na vjen mirë që jemi këtu ta ndaj gëzimin së bashku me minatorët e këtij rajoni për masat e ardhshme për pensionim në sektorin e minierave. Siç premtuam në vetë fillimin e mandatit dhe para mandatit sollëm ligj me të cilin stazhi i beneficuar e merr rolin e tij për minatorët. Me të parashikohet gratë të mund të pensionohen me 35 vjet stazh, ndërsa burrat me 40 vjet stazh pune”, tha Carovska.
Minatorët për një vit marrin stazh të beneficuar prej 18 muajve.

Nga MPPS sqarojnë se me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, minatorët stazhi i të cilëve konsiderohet me kohëzgjatje të rritur, marrin zvogëlim të moshës për pensionim në mënyrë proporcionale me kohën e kaluar në punë me stazh të beneficuar dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë me aktivitetet e premtuara në pjesën e stazhit të beneficuar për çka tashmë është përgatitur analizë me përkrahje të Bankës Botërore. Thonë se do të bëhet edhe revizion në të gjitha vendet e punës për të cilat stazhi i sigurimit konsiderohet me kohëzgjatje të rritur.

“Minatorët të cilët me vite kanë luftuar për këtë, ua uroj fitoren, Ajo që mbetet është Qeveria në seancat e ardhshme qeveritare ta sjell këtë ligj, që kur ishte shpallur nuk mori kurrfarë komente, që do të thotë se të gjithë pajtohen me atë”, shton Carovska.

Vane Naskovski, kryetar i organizatës sindikale të Minierës SASA, e përshëndet ligjin dhe thotë kjo do të thotë shumë për minatorët.

Kryetarja e komunës Makedonska Kamenicë Sonja Stamenkova ua uroi festën e sotme – mbrojtës të minierave dhe porositi se Makedonska Kamenica me punën e minatorëve do të bëhet komunë evropiane, sikur edhe shteti.