Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, Gjykata jep vendimin për babain monstër

Gjykata e Korçës ka arrestuar me 3.4 vite burg Rudolf Merolli, i cili u denoncua nga e bija e tij 18-vjeçare për ngacmim seksual.

Marketing

Trupa gjykuese vendosi ta dënojë me 5 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vitë e 4 muaj burg.

Vajza ka regjistruar një bisedë me babanë e saj, i cili i kërkonte te kryenin marrëdhënie seksuale.

Kaq ka mjaftuar që vajza të martën të drejtohet pranë komisariatit për të bërë denoncimin. Rudolf Merolli ka qenë i dënuar me dy vite burg pasi akuzohej për vjedhje të një makine.