Ngatërrojnë ‘Bufin’ me policin që bisedoi sot me Thaçin në veri

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati një vikend më ndryshe se herëve të tjera. Ai këtë të shtunë e shfrytëzoi për disa vizita në veri të vendit.

Marketing

Në fillim ndaloi tek Liqeni i Ujmanit, ku bëri edhe një lundrim me barkë. Ndërsa më pas ndaloi për kafe në veri. Në Bërnjak ai bëri një bisede relaksuese edhe me doganierë e policë të komuniteteve të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Por, me njërin nga policë ai shkëmbei disa batuta. E ky polic duket se po ngatërrohet me aktorin kosovar, Fatmir Spahiun e njohur si Bufi.

E ky i fundit për shkak të ngjashmërisë me të, me shaka ka postuar një status në llogarinë e tij Facebook ku shkruan:
Sa per korrektesi, ky polici nuk jam une!
Falemnderit!

Marketing