Anoeta konfirmohet një fushë shumë e vështirë për t’u kaluar nga Barcelona. Sfida e kësaj jave në La Liga mes Real Sociedad dhe kampionëve të Spanjës përfundoi me barazimin 2-2, një rezultat ky që muind të shfrytëzohet nga Reali i Madridit në sfidën e së dielës për të marrë i vetëm kryesimin.
Skuadra baske mori avantazhin e sfidës me Oyarzabal që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit, por Barcelona barazoi me Antoine Griezmann që dikur ka qenë pjesë e Sociedad.

Në pjesën e dytë, Luis Suarez i dha kryesimin Barcelonës në 2-1, por katalanasit nuk ishin në gjendje që ta ruajnë atë pasi Alexandër Isak barazoi shifrat në 2-2, një rezultat ky që nuk ndryshoi deri në fundin e takimit.