Kushtetuesja, Meta sulmon ambasadën e SHBA-ve

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar pak minuta më parë se zgjidhja e vetme për zhbllokimin e ngërçit të krijuar me reformën në drejtësi, veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese, është referendumi.

Marketing

“Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë, referendumi. Shqiptarët duhet të marrin në dorë sovranitetin e vendit. Këtë punë e vendosin shqiptarët”, tha Meta.

Sa i përket vendimit të marrë sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për shkarkimin e Besnik Muçit nga detyra, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Meta tha se nuk ishte i surprizuar duke akuzuar zyrtarët e qeverisë.

“Ju e dini që vetting-u i partisë u shpall para pak ditësh nga zv.kryeministri (Erjon Braçe) për zotin Muçi. Nuk jam i habitur sepse që kur ka hyrë në zyrë (Muçi) ka patur presione të drejtëpërdrejta për t’u bërë pjesë e puçit për të bllokuar Xhaferllarin”, tha Presidenti.

Insistimit të gazetarëve për të thënë emrat e atyre që janë pjesë e këtij puçi të pretenduar, Meta iu përgjigj duke cituar deklaratën e Fatmir Xhafajt, deputet i Partisë Socialiste, mbi Vitore Tushen, e cila është kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket kritikave ndaj ambasadorëve, Meta tha se disa prej tyre turpërojnë shtetet nga vijnë, ndërsa për SHBA-të u shpreh: “SHBA-të janë si yll, janë si shpirt sepse me ata e kemi bërë reformën”.

Marketing